Ramadani bën debutim të jashtëzakonshëm

Futboll

Ramadani bën debutim të jashtëzakonshëm

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:08
Ramadani bën debutim të jashtëzakonshëm

Arbnor Ramadani është futbollisti më i ri i Gjilanit, por klubi bardhekuq ende nuk e ka zyrtarizuar atë.

Mesfushori gjilanas rikthehet në qytetin e lindjes pas katër viteve shumë të suksesshme te Llapi.

Edhe pse ka nënshkruar tanimë me bardhekuqtë, zyrtarizimi i tij ende nuk është bërë nga klubi.

Por njëri nga mesfushorët më të mirë në vend në vitet e fundit ka debutuar me Gjilanin në ndeshje miqësore ndaj Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Gjilani ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Fushë Kosovës dhe Ramadani ka qenë lojtari i ndeshjes.

Ish-numri 10 i Llapit dhe Dritës ka shënuar dy gola në këtë përballje si dhe ka asistuar te Dabiqaj për fitoren 3-1.

Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet Ramadani si lojtar i ri i Gjilanit dhe trajneri Zekirija Ramadani sigurisht që është i lumtur që ka në radhët e veta njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat