Belgët kërkojnë kujdes në Prishtinë

Futboll

Belgët kërkojnë kujdes në Prishtinë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:23
Belgët kërkojnë kujdes në Prishtinë

Drita dhe Antwerp do të përballen sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën baras 0-0 në Belgjikë.

Antwerp ka arritur tanimë në Kosovë dhe kanë mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes.

Kapiteni i skuadrës belge, Toby Alderweireld  ka folur para përballjes të së enjtes mbrëma, ku ka thënë se duhet të jenë të kujdesshëm.

“Duhet të luajmë me pjekuri, të tregojmë cilësi, të shënojmë gola dhe t’i kushtojmë vëmendje kundërsulmeve për të kaluar tutje”.

“Treguam lojë të mirë në Mechelen disa ditë më parë, por ne mund të bëjmë shumë më mirë”, deklaroi kapiteni i skuadrës belge, Toby Alderweireld.

Drita dhe Antwerp do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat