Zhgënjejnë skuadrat e kryeqytetit

Futboll

Zhgënjejnë skuadrat e kryeqytetit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:56
Zhgënjejnë skuadrat e kryeqytetit

Zhgënjejnë skuadrat e kryeqytetit, debutim për t’u harruar i Dybalas, bie Lazio!

Skuadrat e kryeqytetit të Italisë kanë zhgënjyer dje në miqësoret e luajtura.

Genoa triumfoi 4-1 ndaj Lazios, në një sfidë që pati pak histori. Golat për ekipin nga Genoa u shënuan nga Coda (X3) dhe Gudmundsson, sakaq e vetmja rrjetë për lacialët erdhi nga Immobile.Në këtë takim luajti edhe Elseid Hysaj, me mbrojtësin shqiptar që ishte jashtë forme.

Disfatë edhe për Romën. Paulo Dybala ka debutuar me humbje në skuadrën e re, teksa ekipi i Mourinhos u imponua 0-1 nga Ascoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat