Ter Stegen sakrifikohet për “faj”

Futboll

Ter Stegen sakrifikohet për “faj”

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 16:48
Ter Stegen sakrifikohet për “faj”

Në orët e kaluara në Spanjë dhe jo vetëm është përhapur lajmi i mundësisë që portieri Marc-Andre Ter Stegen mund të jetë lojtari që mund të sakrifikohet nga Barcelona në merkato.

Një mënyrë për  të kompensuar largimin e munguar të De Jong dhe për të mbushur arkat e klubit për të regjistruar zyrtarisht të gjitha blerjet e bëra dhe ato të ardhshmet.

Humbja e portierit gjerman duket se ka qenë  “çmimi” për t’u paguar për të mos humbur talentin holandez, për të cilin interesohen shumë skuadra, por që duket se nuk ka dëshirë të largohet.

Megjithatë, sipas Sport.es, edhe Ter Stegen duket se nuk ka aspak dëshir ëtë largohet nga Katalonja. E përditshmja iberike ka shpjeguar se si Barcelona nuk do ta shesë numrin të portës.

Gjermani, për rrjedhojë, do të jetë një titullar i formacionit katalanas edhe për sezonin e ardhshëm. Të ardhurat do të duhet të gjenden nga shitja e futbollistëve të tjerë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat