Tek Interi është ideuar prej kohësh largimi i lojtarit

Futboll

Tek Interi është ideuar prej kohësh largimi i lojtarit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:10
Stefan de Vraj

Stefan de Vraj ka lënë për të dëshiruar me paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe tek Interi është ideuar prej kohësh largimi i tij.

Por këtë herë zikaltrit duket se kanë bërë një hap pas, pasi janë tërhequr nga shitja e holandezit, që ka edhe një vit kontratë.

Ndikim të madh në këtë vendim ka pasur fakti që alternativat që janë në qarkullim nuk bindin për të zëvendësuar De Vrajin, që pavarësisht të gjithave ka eksperiencën e nevojshme për të bërë mirë dhe për t’i ofruar Inzagit qëndrueshmëri në prapavijë.

Kjo lëvizje ama do të sjellë edhe nisjen e tratativave për rinovimin, pasi Interi nuk dëshiron që ta humbasë me parametër zero qershorin e ardhshëm, kur kartoni vlerësohet rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat