Supergoli i Mazrekaj nderon kurbinasit!

Futboll

Supergoli i Mazrekaj nderon kurbinasit!

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:51
Mazrekaj

Pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj moldavëve të Petrocub, Laçi kërkon triumfin në Elbasan Arena për të siguruar biletën e raundit të tretë në Conference League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka shanse të mira për kualifikimin teksa është publikuar edhe formacioni zyrtar. Vendin e Sebastian Spahiut i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar, e ka zënë Cucin ndërsa një fanellë titullari i është besuar edhe Babatundes.

Sakaq, pjesa tjetër nuk ka ndryshime me sulmin që i është besuar Guindos dhe Adelekes. 

38′  Goooooool! Laçi në avantazh, Mazrekaj ndëshkon kundërshtarët me një goditje tipike nga brenda zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat