Shkëndija rrëzon ekipin nga Letonia, kualifikohet në rrethin e tretë

Futboll

Shkëndija rrëzon ekipin nga Letonia, kualifikohet në rrethin e tretë

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:53
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në rrethin e tretë, duke eliminuar ekipin nga Letonia, Valmiera.

Tetovarët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Valmiera-s, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë.

Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 67-të, Murata përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 11-të, Egzon Bejtullai kaloi në epërsi kuqezinjtë. Mysafirët barazojnë me golin e futbollistit japonez Masaki Murata pikërisht në minutën e 25-të.   

Lupçe Doriev në minutën e 33-të shënoi për rezultatin 2:1.

Forent Ramadani thellon fitore në 3:1 në minutën e 85-të. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Shkëndija edhe takimin e parë e ka fituar me 2:1 si mysafire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat