Laçit nuk i mjaftoi goli i Mazrekajt, eliminohen nga garat evropiane 

Futboll

Laçit nuk i mjaftoi goli i Mazrekajt, eliminohen nga garat evropiane 

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:55
Laçit nuk i mjaftoi goli i Mazrekajt, eliminohen nga garat evropiane 

Laçi zhgënjeu keq tifozët e vet, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga ekipi moldav, Petrocub. 

Futbollisti Mentor Mazrekaj shënoi për Laçin, por ky gol nuk i mjaftoi skuadrës shqiptare. 

Në minutën e 38-të, Mazrekaj shënoi supergol, por sa mjafton kjo kur në pjesën e dytë Laçi nuk ishte ai i periudhës së parë në stadiumin në Elbasan. 

Cotogoi (54'), Ambros (74' e 75') dhe Cojocaru (90+3’), shënuan për fitoren e ekipit moldav.

Ndeshja e parë përfundoi baras (0:0) në konak të Petrocub. 

Skuadra shqiptare eliminohet, ndërsa Petrocub kualifikohet në rrethin e trettë të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat