Ronaldo reagon ndaj lajmeve rreth të ardhmes së tij

Futboll

Ronaldo reagon ndaj lajmeve rreth të ardhmes së tij

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:28
Ronaldo reagon ndaj lajmeve rreth të ardhmes së tij

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër pas një postimi në lidhje me të ardhmen e tij.

E ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon të jetë e përfolur, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Manchester United.

Kohë më parë u raportua se Ronaldo e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” dhe se ka kërkuar nga klubi që të pranojnë nëse marrin një ofertë të përshtatshme.

Një llogari në “Instagram” ka publikuar së fundmi një postim me shkrimin:

“Jorge Mendes i tha Manchester Unitedit se Cristiano Ronaldo me të vërtetë dëshiron të largohet. Negociatat nuk kanë dalë shumë pozitivisht, me Mendes që nuk është i sigurt se Ronaldo do të arrijë një lëvizje. Sir Alex Ferguson ndërhyri. ‘United këmbëngul që Ronaldo nuk është në shitje’”.

Dhe, 37-vjeçari ka reaguar pikërisht në këtë postim duke e lënë një koment.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shkroi: “Është e pamundur të mos flasësh për mua për të paktën një ditë, sepse përndryshe media nuk do të mund të fitojë para. E dini, nëse nuk gënjeni, nuk mund të tërhiqni vëmendjen . Vazhdo. Ndoshta një ditë do të postosh lajmin e duhur”.

Ndryshe, Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Në kontratën e tij ekziston opsioni që ai të vazhdojë edhe për një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat