Fazliu sërish kthehet te Pelisteri

Futboll

Fazliu sërish kthehet te Pelisteri

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:51
Fazliu

Skuadra e Pelisterit vazhdoi të përforcohet për sezonin në vijim dhe në radhët e saj solli Lavdrim Fazliun.

Lojtari 22-vjeçar, i cili luan në krahun e majtë, sezonin e fundit e kaloi te Makedonija Gjorçe Petrov, por pas një viti ata u ndanë. Fazliu iu bashkua “luanëve” pikërisht nga Pelisteri dhe rikthehet në një ambient të njohur.

Kontrata mes Pelisterit dhe Lavdrim Fazliut është nënshkruar për një vit. Krahas Makedonija GJP dhe Pelisterit, sulmuesi ka luajtur edhe për skuadrën e Rabotniçit. Fazliu ka 87 paraqitje në LPFM dhe sigurisht që do t’i ndihmojë Pelisterit dhe trajnerit Marjan Sekulovski.

Pelisteri synon të jetë mes dy skuadrave të para dhe të sigurojë rikthimin në elitë. Manastirasit do të debutojnë në Ligën e Dytë më 13 gusht kundër Kozhuvit në Gjevgjeli, ndërsa kundërshtari i parë në Kupë do të jetë Gostivari jashtë fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat