Dy klube të Serisë B interesohen për sulmuesin shqiptar

Futboll

Dy klube të Serisë B interesohen për sulmuesin shqiptar

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 00:05
Interesohen për sulmuesin shqiptar

Panoramasport.al/ “Sirena” nga Seria B për sulmuesin shqiptar Aristidi Kolaj. Sipas medias italiane “Tuttomercatoweb”, 23-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa, ka përfunduar në “radarët” e Frosinones dhe Modenës.

Kolaj aktualisht është pjesë e Alesandrias, që sezonin e shkuar nuk mundi të siguronte mbijetesën në Serinë B. Shqiptari kërkon një tjetër aventurë në Serinë B, teksa transferimi te Frosinone apo Modenona, do të ishte një hap përpara në karrierën e tij.

Në Serinë B, Kolaj është aktivizuar 20 ndeshje në total, ku ka shënuar 1 gol në 750 minuta të aktivizuara.

Ai është një produkt i akademisë së Komos, ndërkohë që është rritur si futbollist tek akademia e Sasuolos, teksa më pas u transferua te Pro Partia dhe Alesandria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat