Të gjithë ia mbyllin derën

Futboll

Të gjithë ia mbyllin derën

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:05
Të gjithë ia mbyllin derën

Askush nuk e do Cristiano Ronaldon, po përse? Këtë pyetje shtron sot ‘Marca’.

E vështirë të gjesh arsye se përse klubet e mëdha të Evropës nuk kanë vend në skuadrat e tyre për CR7. Sulmuesi portugez i Manchester Unitedit kërkon të luajë në Ligën e Kampioneve dhe ka ngarkuar menaxherin e tij, Jorge Mendes, t’i gjejë skuadrën e duhur.

Munich, Parisi dhe Madridi kanë qenë disa nga qytetet evropiane në të cilën emri i yllit portugez ka tingëlluar fort, por duket se askush nuk e do Cristianon.

Një sulmues që ka shënuar 815 gola si profesionist e që në 20 vitet e fundit ka patur një mesatare impresionuese 0.73 gola për ndeshje. Skuadra e parë që ishte si mundësi për Cristiano Ronaldon ishte Bayern Munich.

Administratori i deleguar, Oliver Kan, ka qenë i qartë: “Kemi arritur në përfundimin që, përtej respektit që kemi për të, nuk do të ishte i përshtatshëm për filozofinë tonë aktuale”.

Tek PSG kanë kuptuar se nuk funksionon asgjë duke bërë koleksion figurash. Presidenti Naser Al-Kelaifi, pikërisht në prezantimin e trajnerit të ri, Kristofer Galtier, ka thënë që skuadra është në kërkim të një impenjimi të madh sportiv dhe që Cristiano Ronaldo nuk është i përshtatshëm për idenë e re.

Të kalojë nga të kuqtë e Unitedit tek ‘blutë’ e Chelseat? Ideja për të luajtur tek të parafundit Kampionë të Evropës mund të jetë nxitëse, por sipas disa mediave portugeze nuk pëlqehet nga Tuchel dhe ky opsion ka rënë.

Kthim mes lotësh me Realin? Jo, nuk ishte parashikuar, sepse nuk ka patur as tratativa. Po Atletico Madrid? Tifozët kanë qenë të parët që kanë thënë se CR7 nuk do të jetë i mirëseardhur.

“Përfaqëson antitezën e vlerave që kanë lojtarët tanë”, kanë thënë ata.

Presidenti Enrike Serezo ka mbyllur gjithçka me ardhjen e Nahuel Molinas nga Udineze. Përfundimisht, të gjitha dyert e mbyllura për Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat