Chiellini tenton një gol

Futboll

Chiellini tenton një gol

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:19
Chiellini

Skuadra e Los Angeles FC është bindshëm e para në renditjen e Konferencës Perëndimore dhe është favorit kryesor për të fituar kampionatin.

Ky ekip është përforcuar edhe më shumë në merkato pasi Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini mbërritën dhe ekipi fitoi forcë shtesë sulmuese dhe mbrojtëse.

Megjithatë, Chiellini tregoi kundër Seattle se ka edhe ambicie sulmuese.

Mbrojtësi me eksperiencë për pak sa nuk shënoi një nga golat më të mirë të karrierës së tij, por fatkeqësisht për të nuk ia doli dot. Italiani tërhoqi topin dhe më pas vendosi të gjuante nga rreth 25 metra.

Topi kaloi drejt shtyllës me ndihmën e portierit kundërshtar. Chiellini nuk ishte mësuar me tentativa të tilla. Dëshmi për këtë është e qeshura e tij pas asaj goditjeje, të cilën nuk e ka pasur shumë gjatë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat