Pamje e bukur e stadiumit në Drenas, Ramiz Lladrovci firmos...

Futboll

Pamje e bukur e stadiumit në Drenas, Ramiz Lladrovci firmos...

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:36
Lladrovci firmos...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, synon që stadiumi “Rexhep Rexhepi” të ketë pamje sa më të bukur.
Lladrovci ka nënshkruar Aneks Memorandumin e bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

“Pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.

Image

Lladrovci firmos...

Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat