Interes i jashtëzakonshëm për Real-Juventus, shiten të gjithë biletat

Futboll

Interes i jashtëzakonshëm për Real-Juventus, shiten të gjithë biletat

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:03
Interes i jashtëzakonshëm

Interes i jashtëzakonshëm për Real-Juventus, shiten të gjithë biletat!

Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen në një miqësore në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, sfidë që do të startojë në orën 4:30 të mëngjesit të të dielës dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2.

Interesi për sfidën është mjaft i lartë dhe “Rose Bowl Stadium” në Pasadena të Kalifornisë do të jetë i tejmbushur, pasi organizatorët raportojnë se janë shitur të 90 mijë biletat e vëna në dispozicion.

Dy skuadrat janë rreth dy javë para startit të kampionatit dhe nuk kanë arritur ende formën më të mirë, megjithatë në Pasadena pritet një 90-minutësh spektakolar ku do të luajnë edhe futbollistë të afruar rishtazi në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat