Xavi: Kontributi i Pique dihet

Futboll

Xavi: Kontributi i Pique dihet

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 01:08
Xavi

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona është padyshim skuadra që është përforcuar më shumë, teksa tashmë trajnerit Xavi Hernandez do t’i dalë për detyrë të përzgjedhë më të mirët për të luajtur në fushë, pasi alternativat janë të shumta.

Në një intervistë për mediat spanjolle, tekniku katalan tha se të gjithë nisen nga zero dhe e kaluara nuk vlen aspak, teksa paralajmëroi se mund të luajë edhe me skemën 3-4-3, për të pasur më shumë variacion.

“Kontributi i Pique dihet, por të gjithë nisemi nga zero dhe në fushë do të luajë kush ta meritojë. Kemi bërë shumë përforcime, por presim ende të tjera, pasi duam të kemi nga dy lojtarë për çdo rol.

Krahas skemës tonë karakteristike, po mendoj edhe aplikimin e rreshtimit 3-4-3, që e kemi provuar disa herë sezonin e kaluar dhe mendoj se mund të jetë një variacion interesant”. U shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat