Interi gati të rrëmbejë objektivin e Juves

Futboll

Interi gati të rrëmbejë objektivin e Juves

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:21
Gosens

Tjetër derbi në merkato mes Interit dhe Juventusit. Pasi bardhezinjtë rrëmbyen mbrojtësin brazilian Gleison Bremer, drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për një objektiv të vjetër të torinezëve.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin serb Filip Kostiç, i cili luan me Eintrachtin e Frankfurtit dhe bën shumë mirë si mbrojtësin e majtë, ashtu edhe sulmuesin e majtë, ndaj në kampin zikaltër janë të bindur që mund të zëvendësojë denjësisht kroatin Perisiç.

Fakti që Gosens nuk po jep garanci, ka bërë që zikaltrit të vihen në lëvizje për Kostiç, i cili ka edhe një vit kontratë me Eintrachtin dhe gjermanët synojnë të arkëtojnë 15 milionë euro nga kartoni i tij.

Marotta e Ausilio janë gati ta sjellin në Milano, megjithatë vendimi final i takon Simone Inzaghit, që duhet të zgjedhë nëse ka më të nevojshëm një mbrojtës qendre, apo një anësor si Kostiç, që bëri një sezon si protagonist me Eintrachtin, duke fituar edhe Europa Leaguen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat