Gazetari i njohur italian: Kristjani është i jashtëzakonshëm

Futboll

Gazetari i njohur italian: Kristjani është i jashtëzakonshëm

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:50
Kristijan Asllani

Gazetari Mario Sconcerti ka anakizuar merkaton e Interit. Italiani është shprehur për “Corriere della Sera” se Asllani dhe Mkhitaryani jan dy blerje të nënvlerësuara të zikaltërve.

Sipas tij, mesfushori shqiptar do të jetë më shumë se sa thjesht një zëvendësues i Brozoviçit, pasi do të jetë shumë e vështirë që të lihet në stol një lojtar i tillë.

“Në botën e Interit, dy blerje shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. Unë flas për Asllanin dhe Mkhitaryan. Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin në stol.

Këtu fleksibiliteti duhet t’i përkasë trajnerit. Nuk mendoj se Inzaghi do të heqë dorë ndonjëherë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Europë po e lirojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një njeri në mesfushë.

Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Do jetë më shumë se një zevendësues i Brozoviçit”, ka thënë Mario Sconcerti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat