Allegri humbet një tjetër mesfushor

Futboll

Allegri humbet një tjetër mesfushor

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 16:41
Weston McKennie

Max Allegri ka humbur një tjetër mesfushor. Dëmtimet nuk po e lenë të qetë trajnerin e Juventusit, të cilit do i duhet të bëjë pa Paul Pogba për disa ndeshje.

Mesfushori francez dëmtoi meniskun në miqësoren ndaj Club America dhe rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Francën e tij.

Probleme fizike edhe për Weston McKennie. Amerikani nuk luajti ndaj Realit të Madridit për shkak të një problemi në shpinë.

23-vjeçari nga Teksasi do të qëndrojë minimalisht 2 javë pushim, ndërkohë që mediet italiane raportojnë se rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë pas 2 apo 3 muajsh!

Emergjencë në mesfushën e rekordmenëve të futbollit italian. Pogba dhe McKennie janë të dëmtuar, braziliani Arthur është me valixhe gati, teksa Juventusi do të hidhet në merkato për të siguruar një qendërmesfushor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat