Nënkampioni i botës firmos me klubin kryeqytetas

Futboll

Nënkampioni i botës firmos me klubin kryeqytetas

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:22
Nënkampioni i botës firmos me klubin kryeqytetas

Domagoj Vida është transferua në Greqi.

Mbrojtësi potent, i cili doli nënkampion bote me kombëtaren kroate në Rusi 2018, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me AEK-un e Athinës.

33-vjeçari ishte pjesë e Besiktasit në katër sezonet e fundit, ekip me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin kampion, Kupën e Turqisë dhe Superkupën. Kontrata me bardhezinjtë i përfundoi dhe kaloi si lojtar i lirë në Greqi.

Vida, i cili luan në qendër dhe krahun e djathtë të mbrojtjes, ka luajtur më parë me Dinamon e Kievit, Dinamo Zagreb, Bayer Leverkusen dhe Osijek. Me dy Dinamot fitoi nga dy tituj kampionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat