Alioski, përshëndetet me shokët e tij nga Al Ahli

Futboll

Alioski, përshëndetet me shokët e tij nga Al Ahli

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:28
Alioski, përshëndetet me shokët e tij nga Al Ahli

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, në sezonin e ardhshëm, në formë të huazimit, do të luajë për skuadrën e Fenerbahçes.

Ditë më parë, Alioski u përshëndet me kolegët e tij te skuadra e Al Ahli-t, në Arabinë Saudite, e cila do të paguajë një pjesë të pagës vjetore, ndërsa pjesën tjetër do të mbulojë skuadre turke.

Alioski në momentin e ndarjes nga kolegët e tij te skuadra e Arabisë Saudite , theksoi se sërisht do të rikthehet që të luajë në këtë skuadër.

Ndërkohë mbrojtësi i krahut te Maqedonia, potencoi se ka pasur shumë ofertë, mirëpo në vendimin final ka ndikuar edhe Elif Elmasi, që ishte pjesë e skuadrës turke nga viti 2017 e deri në vitin 2019.

Kujtojmë se Ezgjan Alioski sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Al Ahli në Arabinë Saudite, ku erdhi si futbollist i lirë, pasi kaloi 4 vite te Lidsi, ndërsa më parë ishte pjesë e Luganos në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat