Pique telashe jo vetëm me Shakirën

Futboll

Pique telashe jo vetëm me Shakirën

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:17
Pique telashe jo vetëm me Shakirën

Pique mbetet një çështje te Barcelona. Qendërmbrojtësi po përjeton një moment të komplikuar si për sa i përket fushës, ashtu edhe për jetën private. Madje është jeta private që po i kushton pasi ndarja me Shakiran dhe zërat e gosip që e rrethojnë, kanë shqetësuar jo pak klubin katalanas.

Nga Camp Nou erdhën zëra se lojtari ishte në prag të largimit, me Xavin që i paska thënë futbollistit se shërbimet e tij nuk ishin më të nevojshe. Pastaj gjërat ndryshuan, me një takim me trajnerin dhe drejtuesit që i shërbeu mbrojtësit për të pranuar situatën e re të krijuar.

Piques i duhet të luajë shanset për vendin si titullar, dicka që nuk i ndodhte prej kohësh. Që pas lamtumirës së Puyol, kanë qenë dis qendërmbrojtës që kanë bërë rotacion në formacionin blaugrana, por një nga dy vendet e ka zënë gjithmonë Pique. Tani gjërat nuk janë kaq të thjeshta, pasi Pique shikon të rritet konkurenca në këtë sesion të merkatos. Fillimisht Christensen, pastaj Kounde, pa harruar se edhe i riu Araujo ka rritur ndjeshëm nivelin dhe mund të luajë shanset e tij për titullar.

Pique nga ana e tij kërkon të demonstrojë se pavarësisht viteve, dëmtimeve dhe problemeve jashtë fushe, Barcelona nuk mund ta hedh tutje kaq lehtë. Në momentin që janë takuar me Xavin për të përcaktuar kushtet e qëndrimit i ka dhënë,

“Sillni këtu mbrojtësin më të mirë në botë, do të vijë për të bërë rezervën”. E vërtetë që si danezi edhe francezi nuk janë më të mirët në botë, por të dy në sezonet e fundit kanë bëë shumë mirë. Madje dhe uruguajani që ka luajtur shpesh në dyshen e qendrës me Pique, mund të hyjë te mbrojtësit e shkëlqyer. Në këtë mënyrë në hierarkitë e Xavit që ka thënë se nuk shikon në fytyrë askënd, Pique rrezikon të niset nga vendi i katërt, dicka që mund të shndërrohet në një minë me sahat për blaugranat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat