Chelsea barazon ofertën e Man. United për holandezin

Futboll

Chelsea barazon ofertën e Man. United për holandezin

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:25
Chelsea barazon ofertën e Man. United për holandezin

Chelsea kërkon të mposhtë me “fotofinish” Manchester United në garën për shërbimet e Frenkie de Jong. Drejtuesit e “Bluve” të Londrës janë gati t’i ofrojnë Barcelonës shumën që do të paguanin edhe “Djajtë e Kuq” (71 milionë stërlina) dhe sigurisht kanë avantazhin e madh që marrin pjesë në Champions League, ndryshe nga rivalët e tyre.

Man. United i ofrojë mesfushorit pagën e tij aktuale te Barcelona, pra 450 000 stërlina në javë. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 17 milionë euro që klubi katalanas i detyrohet holandezit në paga të prapambetura.

Barcelona vazhdon të ketë probleme me financat dhe duhet patjetër të shesë dhe të lehtësojë nivelin e pagave për të federuar blerjet e fundit si: Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Jules Kounde.

Mendohet se shitja e De Jong do të lejojë gjithashtu Barcelonën të nënshkruajë Bernardo Silva të Manchester City-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat