Bayerni pasurohet

Futboll

Bayerni pasurohet

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:44
Bayerni pasurohet

Miliona vijnë, miliona shkojnë: Në Mynih paratë aktualisht qarkullojnë në sasi të mëdha. Merkato e ka lënë bilancin e klubit me minus 58.1 milionë euro. Por ata kanë arritur ta rikuperojnë këtë shifër nga të ardhurat e Ligës së Kampioneve.

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse do të marrë 15.64 milionë euro për pjesëmarrjen. Përveç kësaj, shpërblimet shpërndahen në varësi të koeficientit përkatës në renditjen dhjetëvjeçare të UEFA-s ku falë vazhdimësisë, gjermanët renditen në vend të dytë pas Realit.

Kështu, bavarezët kanë siguruar 35.25 milionë euro të tjera. Burimi i tretë i të ardhurave është i ashtuquajturi “market pool”.

Si kampion i Gjermanisë, Bajernit i garantohen 10 milionë euro të tjera. Dhe kjo do të thotë se ata kanë bërë një injeksion prej 60 milionë eurosh pa luajtur asnjë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat