Brdariç flet për aventurën në Indi: Këtu ka kafshë nga më helmueset

Futboll

Brdariç flet për aventurën në Indi: Këtu ka kafshë nga më helmueset

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:21
Brdariç

Thomas Brdariç surprizoi jo pak më lëvizjen e tij teksa pas aventurës me Vllazninë, zgjodhi që të merrte drejtimin e Chennaiyin. Kjo skuadër ndodhet në Indi, ndërsa vetë tekniku kishte paralajmëruar një epokë të re që do ta niste në Gjermani për të drejtuar ekipe profesioniste.

Vërtet interesante është detaji i zbuluar nga “Transfermarkt”, teksa thuhet se Brdaric ishte me infeksion bakterial dhe të gjitha detajet për kontratën janë mbyllur përmes telefonit. Por si ndihet gjermani për këtë aventurë të re? Më shumë sesa për futbollin, flet për jetesën në Indi.

“Atje mund të gjesh nga kafshët më helmuese, te natyra dhe peizazhet e bukura. Ka kulturë të ndryshme dhe kaq shumë për të zbuluar. Dua të njoh më mirë mentalitetin e njerëzve me ndihmën e futbollit.

Këtu ka një tjetër lloj futbolli, por Kombëtarja është pikë referimi e mirë pasi janë kualifikuar për raundin tjetër në Kupën e Azisë me tre fitore. Ne patëm disa biseda themelore dhe kuptova se klubi drejtohet nga profesionistë të vërtetë dhe po ndiqnin ato qëllimet që mua më interesonin”, u shpreh Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat