Milan rrezikon të humbasë edhe një tjetër element në mesfushë

Futboll

Milan rrezikon të humbasë edhe një tjetër element në mesfushë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:28
Milan rrezikon

Jurgen Klopp është vënë në kërkim të një mesfushori teksa trajneri gjerman kërkon të kompletojë organikën në një repart i cili është shumë deçiziv përgjatë sezonit. Emra si Thiago, Fabinho, Henderson apo edhe Keita japin garanci, megjithatë Klopp-it i duhen alternativa dhe lojtari i përzgjedhur nga The Reds është Ismael Bennacer i Milanit.

Algjeriani ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe kuqezinjtë do të rezistojnë pasi në këtë repart humbën edhe shërbimet e Franck Kessie dhe kanë mbetur vetëm me Tonalin në “regji”.

Gjithsesi, anglezët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund operacionit dhe të transferojnë në Anfield 24-vjeçarin teksa nëse paguajnë klauzolën atëherë Milan i mbetet të shpresojë vetëm te dëshira e vetë futbollistit.

Në këtë merkato, Liverpool ka firmosur edhe me mesfushorin Fabio Carvalho, megjithatë ky i fundit është vetëm 19-vjeç dhe ka ende nevojë për kohë për t’u përshtatur me Liverpool dhe futbollin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat