Zyrtarizohet te Los Angeles Galaxy

Futboll

Zyrtarizohet te Los Angeles Galaxy

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:27
Zyrtarizohet te Los Angeles Galaxy

Transferimi i Riqui Puig te Los Angeles Galaxy tashmë është zyrtar. Lojtari i rritur në akademinë e Barcelonë ka nënshkruar për tri sezone me ekipin kalifornian dhe do ta bëjë këtë me një status “ylli”.

Barça nuk do të përfitojë para për transferimin, por rezervon të drejtën për të riblerë lojtarin në fund të çdo sezoni, si dhe 50% të shumë në rast të shitjes në të ardhshmen.

MLS i lejon çdo skuadre vetëm tre futbollistë me një rrogë të veçantë dhe Riqui do të jetë njëri prej tyre, së bashku me meksikanin Chicharito Hernández dhe ish-lojtarin brazilian të Bayernit dhe Juventusit, Douglas Costa.

Largimi i Riqui Puig zgjidh vetëm një nga problemet e shumta që kanë katalanasit për federimin e afrimeve të reja.

Riqui Puig është aktivizuar në 62 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat