Të gjithë të mahnitur pas Asllanit

Futboll

Të gjithë të mahnitur pas Asllanit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:26
Asllani

Kristjan Asllani vazhdon të mahnitë te Interi edhe pse ka pak javë si pjesë e klubit.

Pakkush priste fillimin e mesfushorit shqiptar të ishte kaq i suksesshëm dhe që ai të përfshihej kaq shpejt në klubin zikaltër. Edhe forma e tij ka qenë e shkëlqyer që në ditët e para, duke treguar se mund të jetë një armë më shumë për zikaltërit, edhe pse në një moshë shumë të re.

Por tashmë zbulohet se një nga ata të cilëve u ka bërë më shumë përshtypje Asllani si zikaltër, ka qenë pikërisht administratori i klubit, Xhuzepe Marota. Gazetari italian Fabricio Biasin, ka shpjeguar për “SportItalia” një shkëmbim batutash që kishte pasur pak ditë më parë me drejtuesin e zikaltërve, atë që insistoi që Asllani të vishte këtë fanellë.

“Po ju them atë që më pohoi personalisht Marota.

Përtej cilësive në fushë, te Interi u ka bërë shumë përshtypje personi.

Është shumë i përqendruar, i vëmendshëm, dëshiron të kuptojë, të mundohet të bëjë gjërat. Të gjitha premisat janë të mira edhe nga ky këndvështrim”, tregoi gazetari atë që kishte pohuar Marota për Asllanin dhe përshtypja që ishte krijuar rreth shqiptarit në radhët e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat