Muja: Është emocion i madh të shkruash për një ndarje 

Futboll

Muja: Është emocion i madh të shkruash për një ndarje 

Nga: K.G.. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:57
FC Drita

Sulmuesi Arbnor Muja ka nënshkruar me klubin e njohur belg Anwerp.

Muja e ka falënderuar klubin e Dritës së Gjilanit.

Futbollisti që i bëri hapat e parë në shkollën e futbollit “Bardhi” nga Mitrovica, nën drejtimin e Bardhec Seferit, tani do të ketë një sfidë të re në kampionatin belg.

“Faleminderit familja e madhe FC Drita!

Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time. 

Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falënderoj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trajnerin Ardijan Nuhiu, stafin e trajnerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit. 

Gjithashtu dua të falënderoj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, ‘Intelektualët’, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës.

Për fund dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë, uroj të ju bëjë krenar gjithmonë”, ka shkruar Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat