Shqipëria ngjitet me tre pozicione në klasifikim të FIFA-s

Futboll

Shqipëria ngjitet me tre pozicione në klasifikim të FIFA-s

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:26
Shqipëria

Shqipëria e femrave është ngjitur me 3 pozicione në klasifikimin zyrtar të FIFA-s!

Vajzat kuqezi renditeshin në vendin e 74-t, teksa tashmë janë në vendin e 71-të, pas rifreskimit të pikëve që FIFA bëri menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian për femra.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare të femrave, edhe në prag të grumbullimit dhe ndeshjeve të fundit që do të zhvillojë në muajin e ardhshëm.

Sfidat ndaj Polonisë më 1 shtator dhe Norvegjisë më 6 shtator janë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2023.

Aktualisht, vajzat kuqezi renditen në vendin e katërt me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat