Kthimi në Gjermani

Futboll

Kthimi në Gjermani

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 14:54
Kthimi në Gjermani

Jamal Musiala do të jetë sigurisht një nga yjet e Bayern Munich në këtë sezon, por edhe në Kupën e Botës që do të luajë në Katar me Gjermaninë. Dhe të mendosh se mund të vishte fanellën e Anglisë. Dhe zgjedhja ka qenë shumë e komplikuar.

Kjo për shkak të pasaportës, duke parë se lojtari ka lindur në Shtutgard nga një baba anglo-nigerian, që e ka lejuar të bëhet edhe qytetar britanik.

Diçka që e ka ndihmuar shumë kur ka hedhur hapat e tij të parë në futbollin e rëndësishëm, në fillim me të rinjtë e Southampton dhe më pas, për plot tetë vite, me atë të Chelsea-t. Por në 2019-ën, jeta e tij ka ndryshuar.

E ka thirrur Bayern-i, një klub që është shumë e vështirë t’i thuash jo. Dhe në krahasim me Blues, që kanë një ekip moshash fantastik, por që disa herë nuk dinë çfarë të bëjnë me gjithë ata futbollistë (siç tregojnë rastet e Tammy Abraham, Declan Rice dhe Tino Livramento), gjermanët kanë sqaruar që në fillim se Musiala, me talentin e tij, mund të bëhej pjesë e ekipit të parë.

U tha, u bë, duke parë se fantazisti ka debutuar në qershorin e 2020-ës dhe ka qenë pjesë e skuadrës që ka fituar Triplete-n. Domethënë, vendimi për t’u kthyer në Gjermani ka qenë ai i duhuri.

Megjithatë, nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marë, siç ka shpjeguar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për median RSport.

“Kam marrë shpesh vendime të komplikuara në jetën time. Kalimi te Bayern nuk ka qenë i lehtë, edhe pse te Chelsea ndihesha shumë mirë.

Ishin të gjithë miqtë e mi. Dhe nuk e dija se çfarë më priste në Gjermani. Ajo lëvizje më ka ndihmuar të rritem si njeri”.

Më pas ka ardhur një tjetër zgjedhje e komplikuar mes kombëtares gjermane dhe asaj angleze, me të dyja që bënin presione.

“Ka patur net në të cilat nuk arrija të flija gjumë. Në atë moment nuk e di kurrë se cili do të jetë vendimi i drejtë, pyet gjithmonë se çfarë duhet të bësh. Jam menduar shumë.

“Megjithatë, në Gjermani ndihem më mirë, kështu që mendoj se është vendimi i duhur. Dhe, gjithsesi, nuk mund të kthehem mbrapa dhe i kam thënë vetes se nuk duhej të mendohesha më pavarësisht vendimit që do të merrja”. Për gëzimin e Gjermanisë, që ëndërron një tjetër botëror edhe falë tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat