United nis kontaktet me Bayernin për Sanen

Futboll

United nis kontaktet me Bayernin për Sanen

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:50
Leroy Sane

Manchester United është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Leroy Sanen. 

“Djajtë e Kuq” nuk po ia dalin të arrijnë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Antonyt, shkaku i çmimit të lartë prej 100 milionë eurosh që ka kërkuar klubi holandez. 

Dhe, sipas “The Mirror”, Man United tani po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me Sanen.

Zyrtarët e klubit anglez thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet e para me Bayern Munichin.

Kampionët e Gjermanisë mendohet se mund të lejojnë largimin e 26-vjeçarit, nëse marrin ofertën e duhur.

Për Leroy Sanen interesim ka shprehur edhe Liverpooli, teksa më herët është raportuar se ai po monitorohet edhe nga Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat