Arteta po kërkon ende përforcime

Futboll

Arteta po kërkon ende përforcime

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:17
Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta po kërkon ende përforcime.

‘Topçinjtë’ munden në udhëtim Crystal Palace në javën e parë të sezonit të ri, megjithatë, tekniku uellsiani mendon se skuadrës së tij ende i duhen lojtarë.

“Ne do të përpiqemi të sjellim më shumë lojtarë në skuadër”, ka thënë Arteta për mediat britanike.

“Football Insider” shkruan se Arteta kërkon një futbollist anësor, dhe Moussa Diaby i Bayer Leverkusenit është dëshira e tekniku të londinezëve.

Ndryshe, siç raportohet, klubi gjerman kërkon 60 milionë funte për të shitur francezin, megjithëse, Arsenali do të provojë ta blejë lojtarin më një çmim më të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat