Shuhet në moshën 67-vjeçare ish-portieri i Napolit

Futboll

Shuhet në moshën 67-vjeçare ish-portieri i Napolit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:01
Shuhet në moshën 67-vjeçare ish-portieri i Napolit

Ish-portieri i Napolit, Claudio Garella është ndarë nga jetë gjatë natës, në moshën 67-vjeçare.

Ndonëse u operua për problemet në zemër, Garella nuk ia ka dalë të mbijetojë bëjnë me dije mediet italiane.

Italiani ka luajtur me Napolin, me të cilin u bashkua pas kërkesës së Maradonës, në vitet 1985-1988, periudhë në të cilën fituan edhe një titull te Seria A.

Garella e kaloi karrierën e tij në Itali, ku përveç Napolit ka luajtur edhe me Lazion, Veronan, Udinesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat