Fofana është i përzgjedhuri i Chelseat

Futboll

Fofana është i përzgjedhuri i Chelseat

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:15
Fofana

Wesley Fofana është i përzgjedhuri i Chelseat për të kompletuar mbrojtjen, teksa pas firmës me Koulibaly, po përgatit sulmin final për 21-vjeçarin francez.

Mediat pranë klubit londinez raportojnë se mes Chelseat dhe futbollistit ka tashmë një marrëveshje të plotë për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, që do të jetë 5-vjeçare.

Ndërkohë, javën tjetër drejtuesit e bluve të Londrës do të provojnë të arrijnë marrëveshjen me Leicesterin, që deri tani ka refuzuar dy oferta, prej 70 dhe 75 milionë eurosh, duke bërë të qartë se synon të paktën 90 milionë euro.

Fofana është pjesë e Leicester që prej verës së 2020-ës, kur u transferua nga St. Ettiene, teksa që atëherë është rritur ndjeshëm, ndaj te Chelsea e shohin si investimin perfekt për të tashmen dhe të ardhmen, duke qenë se francezi është vetëm 21 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat