Të luash për këtë fanellë...

Futboll

Të luash për këtë fanellë...

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:15
Të luash për këtë fanellë...

“Të luash për këtë fanellë dhe të jesh në gjendje të mësosh nga Marcelo Brozovic është një mundësi unike, një emocion i madh”. Këto janë fjalët e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar i rritur në Toskanë, të cilin Interi e mori nga Empoli në verë, foli në mikrofonat e “Inter-Spezia MatchDay”, program për kanalet zyrtare të zikaltërve.

20-vjeçari nënvizoi: “Ka shumë njerëz që kanë kontribuar në rritjen time profesionale, që më kanë pasuruar jetën. Familja ime në radhë të parë dhe më pas njerëzit që pata fatin të takoj në fushë, ish-trajnerin tim Aurelio Andreazzoli. Ai më dha besimin dhe mundësinë për t’u shprehur dhe nuk do të ndalem kurrë së falënderuari”.

Pra, kujtimi i golit të tij të vetëm në Serie A mbetet i pashlyeshëm.

Ai mbërriti pikërisht kundër Interit në “San Siro”: “E di, është shumë e çuditshme të mendosh se ai gol shërbeu për të arritur këtu. Në atë moment emocioni ishte i pabesueshëm, goli i parë në Serie A nuk harrohet kurrë”.

Goli i parë jozyrtar me zikaltrit, nga ana tjetër, ishte në një ndeshje miqësore me Monaco: “Të dëgjoja tifozët duke thirrur emrin tim ishte diçka e pabesueshme. Po mendoja edhe faktin që unë vetë jam gjithashtu një tifoz i Interit”. Disa fjalë edhe për rivalitetin në rol me kroatin Brozovic: “Jam shumë me fat që mund të luaj, të stërvitem dhe të mësoj nga një kampion si ai”.

Në lidhje me frymëzimet e tij si lojtar, Asllani tha se nuk ka pasur kurrë ndonjë idhull, por ka admiruar disa lojtarë për qëndrimin dhe teknikën e tyre, nga Sneijder te Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat