Muslija shënon në Gjermani, për fitoren 7:2

Futboll

Muslija shënon në Gjermani, për fitoren 7:2

Nga: K. G. Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:42
Muslija

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, po kalon formë të mirë në fanellën e skuadrës së Paderborn, e cila si vendas e demoloi me rezultat 7:2 Holstein Kiel, në takimin e javës së pestë të Bundesliga II gjermane.

Muslija e hapi serinë e golave, duke shënuar nga penalltia  në minutën e 7-të.

Golat për Paderborn i shënuan Muslija (7’-nga penalltia), Justvan (13'), Obermair (25'), Platte (29' e 38'), Pieringer (52') e Srbeny (80') dhe për Kiel Korb (10') e Skrzybski (45+1'). 

Muslija u zëvendësua në minutën e 76-të.

Paderborn kryeson me 12 pikë e Kiel është në vend të 5-të me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat