Interi gjen mbrojtësin

Futboll

Interi gjen mbrojtësin

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:01
Interi gjen mbrojtësin

Mungon vetëm një mbrojtës për të mbyllur merkaton verore dhe Interi duket se e ka gjetur tashmë atë. Burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se është arritur marrëveshja me Lazion për të marrë në huazim mbrojtësin Francesco Acerbi, teksa transferimi është planifikuar për këtë të hënë.

Edhe trajneri Simone Inzaghi pranoi pas ndeshjes me Spezian se Acerbi është i preferuari i tij dhe se drejtuesit po punojnë për ta sjellë në Milano.

Acerbi nuk bën pjesë në planet e Lazios dhe gjatë përgatitjeve verore është stërvitur i diferencuar, ndërsa të hënën pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të bashkohet sërish me Inzaghin, pas vetëm një sezoni si kundërshtarë.

Italiani 34-vjeçar shihet si profili i duhur për të zëvendësuar Ranocchian e larguar drejt Monzës, pasi njeh mirë rreshtimin me tre të përdorur nga Inzaghi dhe në të njëjtën kohë ka një kosto minimale të kartonit.

Marrëveshja e huazimit është arritur për shifrën e një milionë eurove, ndërsa Interi mund të blejë përfundimisht Acerbin, nëse paguan edhe 3.5 të tjera në fund të sezonit në arkat e klubit të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat