Inter sërish në shitje?

Futboll

Inter sërish në shitje?

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:45
Inter

Interi nuk gjen paqe për një periudhë të gjatë. Era “Zhang” duket se është drejt fundit për shkak të problemeve financiare të Suning dhe ligjit kinez që i ndalon të investojnë para jashtë kufijve.

Sipas “Corriere Dello Sport”, fondi “Oaktree Capital” po shtyn drejtuesit të kërkojnë bleres pasi situata nuk është aspak pozitive.

Bashkëpunimi mes palëve ka nisur në vitin 2021 kur “Oaktree” i dha hua 272 milionë euro presidentit Zhang dhe ai e ka shumë të vështirë ta kthejë këtë borxh që mendohet se e ka kalhar kufirin e 300 milionëve dhe në këtë mënyrë, aksionerët kryesorë të Interit kërkojnë rrugëzgjidhje.

Pak kohë më parë “BC Partners” dha sinjale se mund të bënte një ofertë 750 mln. € pa borxhin në fjalë, çka do të thotë se Inter u vleresua rreth 350 milionë. “Oaktree” kërkon që Zhang të veprojë me shpejtësi ndërsa presidenti kinez kërkon që stema të vlerësohet mbi 1 miliardë, ashtu siç ndodhi me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat