Mesfushori i Kombëtares zbret në fushë kundër skuadrës që e kërkon

Futboll

Mesfushori i Kombëtares zbret në fushë kundër skuadrës që e kërkon

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:19
Mesfushori i Kombëtares zbret në fushë kundër skuadrës që e kërkon

Mesfushori i Kombëtares zbret në fushë kundër skuadrës që e kërkon, zbulohen formacionet e sfidave të para të mbrëmjes në Serinë A

Seria A luan javën e dytë të saj dhe Napoli kërkon të konfirmojë dhe njëherë formën e mirë që tregojë në ndeshjen e parë. Skuadra e Spaletit pret në shtëpi Monzën dhe do të kërkojë dhe njëherë tre pikët, por ekipi i ndërtuar nga Galiani dhe Berluskoni nuk do t’ia bëjnë të lehtë.

Sfida tjetër që spikat është ajo midis Empolit dhe Fiorentinës. Vëmendje të madhe do të marrë dhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami, i cili prej kohësh është në radarët e klubit vjollcë.

Gjithashtu i pranishëm në këtë sfidë do të jetë dhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili do ta nisë nga minuta e parë për Empolin, me trajnerin e ri, Zaneti, i cili duket se ka besim te 25-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat