Bayern stërvitet, 4 gola në 45′ e para!

Futboll

Bayern stërvitet, 4 gola në 45′ e para!

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:28
Bayern

Bayern Munich nuk deshiron te ndalet dhe e ben kete duke vazhduar me golat dhe spektakel. Skuadra e Nagelsmann ka gjetur golin ndaj Bochum pas vetem 3 minutash loje me nje aksion te bukur te finalizuar nga Sane me te djathten e tij brenda zone.

Disa minuta me pas do te vije edhe goli i pare ne Bundesliga per De Ligt, superblerja e Bayern ne kete merkato verore nga Juventusi per gati 65 mln euro. Kimmich pikturon nje trajektore te bukur ne shtyllen e dyte ne kendore.

Aty eshte holandezi qe duket sikur kap ashensorin dhe fluturon mbi mbrojtesin qe e mbulonte duke e cuar ne rrjete topin dhe duke u cliruar me pas. De Ligt ka mare pak kritika ne kete fillim sezoni teksa trajneri ka thene se ka pasur probleme fizike ne doren e tij.

Me pas ka ardhur edhe goli i shenuar nga Koman qe ka shenuar keshtu golin e trete per kampionet e Gjermanise duke e kthyer tashme kete ndeshje ne nje stervitje te vertete dhe qe mund te mbyllet me goleade…

Ne fund te pjeses se pare do te vije edhe goli tjeter per Bayern. Sadio Mane finalizon nje super aksion me Kimmich, Sane qe pason me koke me pas per Mane qe e shtyn ne rrjete dhe futet edhe vete brenda...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat