Villareali feston në Madrid

Futboll

Villareali feston në Madrid

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 21:51
Villareali feston në Madrid

Atletico Madrid bie në “Wanda Metropolitana” përballë Villarealit. “Nëndetësja” fitoi 0:2 falë dy golave të shënuar në 17 minutat e fundit të takimit.

Feston më në fund Unai Emery përballë Diego Simeones. Trajneri spanjoll nuk kishte fituar asnjë nga 12 përballjet kundër Atleticos së “El Cholo”-s.

Përballja u karakterizua nga raste të shumta në të dy krahët, por ekipi mik u tregua më i saktë dhe cinik. Yeremy Pino përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Atleticos dhe mposhti Oblak me një diagonale të saktë (73’).

Minutat e fundit ishin plot emocione dhe tension, por golin e gjeti sërish Villareal, që mbylli llogaritë e kësaj sfide falë golit të Gerard Morenos (97’).

Portieri Oblak nuk e priti mirë festën e lojtarëve miq përpara tifozëve vendas, ndërkohë që arbitri ndëshkoi argjentinasin Nahuel Molina me të kuq.

Në fund 0-2, rezultat që ngjit Villarealin në krye me 6 pikë të plota, po aq sa kanë edhe Real Madrid, Betis dhe Osasuna. Atletico mbetet në kuotën e tre pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat