Alioski: Jam i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes

Futboll

Alioski: Jam i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:29
Alioski

Dy futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski kanë lënë gjurmë në kampionatin turk me golat e tyre.

Alioski, të hënën, ka ndihmuar me gol Fernebahçen në fitoren kundër Adana Demirspor, me rezultat 4:2. Ai realizoi gol në minutën e 83-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur për golin, teksa tha se ndjenja e gëzimit nuk mund të përshkruhet.

“Është hera ime e parë që luaj para tifozëve të Fenerbahçes dhe ata ishin të mrekullueshëm.

Kjo është diçka që nuk mund të përshkruhet.

Është e vështirë të thuash se si është të shënosh gol para tifozëve në ndeshjen tënde të parë, jam shumë i lumtur për këtë fitore, për faktin që festuam me tifozët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes. Unë duhej të vija këtu vitin e kaluar, por nuk ndodhi. Sidoqoftë, kur besoni se mund të ndodhë - do të ndodhë! Tani jam këtu në këtë sezon dhe jam i lumtur”, tha Alioski pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat