Mediumi maqedon: Shkupi i dobësuar për në Kosovë

Futboll

Mediumi maqedon: Shkupi i dobësuar për në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 23 gusht 2022 Në ora: 22:30
Shkupi

Të enjten në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përballen skuadrat shqiptare, kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës dhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, në kuadër të ndeshjes së kthimit të kualifikueseve të play-off-it në Conference League në futboll.

Shkupi e ka fituar takimin e parë me rezultat 2:1 dhe është shumë afër fazës së grupeve.    

“Skuadra e Shkupit prej dy ditësh ndodhet në karantinë dhe po përgatitet për ndeshjen e dytë të play-off-it për Conference League kundër skuadrës së Ballkanit nga Kosova.

Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me fitoren 1:2 të ballkanasve dhe tani është radha e Shkupit të bëjë një befasi jashtë shtëpisë.

Megjithatë, kampioni ynë do të luajë pa portierin standard, Faustin Senghor. Ai mungon për shkak të kartonëve të verdhë dhe do të humbasë këtë ndeshje.

Të shohim se kë do të zgjedhë si alternativë trajneri Goce Sedlloski, por gjithsesi Senghor do t'i mungojë shumë”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat