Te Vllaznia mirëpresin

Futboll

Te Vllaznia mirëpresin

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:46
Te Vllaznia mirëpresin

Shorti është hedhur për kampionatet e moshave të Superiores duke nisur nga U-13 dhe deri në U-19. FSHF ka menduar një organizim të ri, duke i dhënë përparësi klubeve me traditë.

Shumë polemika janë hasur për këtë skemë, ndërsa te Vllaznia është mirëpritur. Drejtori i akademisë, Alban Neziri, është shprehur kështu për Shkodra Sport:

“Jemi të kenaqur me këtë strukturë të re që ka menduar Federata për kampionatet e moshave sepse do luajmë në kushte të mira infrastukturore. Kemi 4-5 vite që kerkojmë që te femijët të kenë mundësi ashtu ku stërviten po ashtu edhe të luajnë me fusha me parametra të Uefa-s e jo fusha me përmasa 70-50 ku nuk mund të pretendosh asgjë si në anën taktike as teknike.

Nëse duam të kemi cilësi e jo sasi, akademitë duhet të luajnë më të mirët dhe ato që plotesojnë kushtet si fushat, ambjentet sepse kjo është shumë e rëndësishme. Më vjen mirë që do ndeshemi me akademi si ato të Teutës, Flamurtarit, Apolonisë, Skënderbeut, Partizanit, Tirana etj që kanë pasur gjithmonë lojtar e akademi model.

Inisiativa e re që ka ndërmarrë FSHF mendoj se është e vonuar sepse duhej te bëhej me kohë për zhvillimin e moshave. Më vjen keq për akademite private që kanë shpenzuar lekët e familjes e besoj që është dashur të lajmërohen më herët”, tha Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat