Juventusi interesohet për Paredesin e PSG-së

Futboll

Juventusi interesohet për Paredesin e PSG-së

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:54
Leandro Paredes

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Leandro Paredes, mund të largohet nga “Parku i Princave”.

Sipas Gianluca di Marzios, për argjentinasin interesim ka shprehur Juventusi, ku dëshiron t’i sigurojë shërbimet e 28-vjeçarit.

Së bashku me “Bianconerët”, një tjetër gjigant i Serisë A, Roma, gjithashtu i ka sytë te argjentinasi pasi Mourinho kërkon një mesfushor në ekipin e tij pas dëmtimit të Georginio Wijnaldumit.

Paredesi ka ende kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat