Malisheva kundër Ferizajt

Futboll

Malisheva kundër Ferizajt

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:19
Formacioni i Ferizajit

ALBI Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së tretë.

Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe që të dyja luhen me fillim nga ora 17:00.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë, ku Malisheva pret Ferizajn.

Vendasit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje dhe kanë pësuar humbje, derisa Ferizaj ka një pikë pas 180 minutave lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat