Medium maqedon: Shkupi ka rastin e fundit për grupe

Futboll

Medium maqedon: Shkupi ka rastin e fundit për grupe

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:10
Pamje nga ndeshja e parë

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptar Shkupi, sonte në orën 20.00, do të ndeshet me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës, në. ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League në futboll. 

“Pas humbjes në Shkup me rezultat 1:2 ndaj Ballkanit, Shkupi duhet të fitojë sonte ndaj Ballkanit, nëse do kualifikimin në fazën e grupeve në Conference League.

Gjithçka përveç fitores e çon ekipin e Kosovës në fazën e grupeve, ku do të jetë histori për ta, sepse do të jenë skuadra e parë që do të kualifikohet në fazën e grupeve në Evropë.

Skuadra shkupjane humbi shanset për rezultat më të mirë në ndeshjen e parë në Shkup. Humbja ishte e rëndë për futbollistët, stafin dhe tifozët, por ata ende nuk e kanë humb shpresën se mund të kualifikohen në grupe dhe të shkruajnë histori, si për klub ashtu edhe në përgjithësi, futbollin maqedonas.

Pas ndeshjes së parë në Shkup, trajneri Goce Sedlloski theksoi se Shkupi do të shkojë për fitore në Prishtinë. Ai shpreson që fati t'i shërbejë në ndeshjen e dytë dhe të realizohen synimet, gjë që nuk ndodhi në ndeshjen e parë.

Ndeshja me Ballkanin luhet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadilj Vokrri” në Prishtinë”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat