Durrsakët rikthejnë në skuadër mbrojtësin e majtë

Futboll

Durrsakët rikthejnë në skuadër mbrojtësin e majtë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:26
Durrsakët rikthejnë në skuadër mbrojtësin e majtë

Alexandros Kouros do të vijojë karrierën e tij te Teuta teksa durrsakët e kanë prezantuar si futbollistin më të ri.

Në fakt, 29-vjeçari është një njohje e vjetër për “Djemtë e Detit” duke qenë se është aktivizuar për dy vite me durrsakët nga 2019 në 2021-shin, duke fituar edhe titullin kampion me skuadrën e drejtuar në atë kohë nga trajneri Edi Martini, e po ashtu ka qenë pjesë edhe e triumfit në Kupë e dy herë në Superkupën e Shqipërisë.

Së fundmi, Kouros është aktivizuar me Doxa Katokopias dhe PAEEK në Qipro ndërsa tashmë rikthehet në Superiore për t’u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi.

Kujtojmë se te Teuta janë rikthyer në këtë merkato edhe Arbër Çyrbja si dhe Erando Karabeci. Durrsakët nuk i kanë bërë një start të mirë kampionatit teksa u mposhtën nga Laçi në transfertë me rezultatin 3-1 teksa ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi ndaj Bylis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat