​Tollovi e madhe te New Born-i për 1000 biletat e fundit të ndeshjes Ballkani-Shkupi

Futboll

​Tollovi e madhe te New Born-i për 1000 biletat e fundit të ndeshjes Ballkani-Shkupi

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri fillimi i ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për play off in e Ligës së Konferencës, interesimi për të siguruar një biletë vazhdon të jetë shumë i madh.

Klubi nga Suhareka dje bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe rreth 1000 bileta pa u shitur dhe kjo ka bërë që në Prishtinë, tek NEW BORN -i të krijohet tollovi e madhe, raporton KosovaPress.

Qindra të interesuar janë mbledhur në pritje për të siguruar një biletë për ta parë këtë ndeshje në stadiumin "Fadil Vokrri" donte nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat